ATHINË - Dhjetë vjet pas përfundimit të një nga organizimeve më spektakolare të historisë, ajo që ka mbetur nga ato ditë lavdie janë rrënoja dhe një ëndërr e pa përfunduar.
Përllogaritjet më të fundit të qeverisë greke tregojnë se Lojërat Olimpike Athinë 2004 kanë kushtuar 8.5 miliardë euro (12.2 miliardë dollarë), përafërsisht dyfishi i buxhetit të menduar para fillimit të punimeve.
Ndoshta 8.5 miliardë euro janë një pikë uji në oqeanin e borxhit të shtetit grek prej afro 320 miliardë euro, por ajo që ka goditur opinionin publik grek dhe atë të mbarë botës është degjenerimi dhe lënia pas dore e një ëndrre olimpike.

Dhjetë vjet pas përfundimit të lojërave, një pjesë e madhe e mediave botërore kanë publikuar foto dhe video që tregojnë dukshëm rrënimin e të gjitha stadiumeve dhe pishinave të ndërtuara enkas për eventin më të madh sportiv të krijuar dhe ideuar nga qeniet njerëzore.

Fotot janë bërë nga gati të gjitha agjencitë më në emër të globit për të dëshmuar mungesën e imagjinatës, mundësive financiare dhe te mentalitetit për të mirëmbajtur një investim kaq të madh, në një vend që qysh nga viti 2008 po përballet me një krizë financiare të paprecedent.

Por ajo që ka goditur më shumë ndërgjegjen e të gjitha organizmave sportive në botë është perëndimi në kaq pak kohë i një investimi gjigant për edukimin sportiv në të gjithë rajonin, duke vënë në dyshim rëndësinë e shpërdorimit të kapitaleve marramendëse në sport, pa pasur një projekt real e afatgjatë.
Gjithashtu këto foto vënë në dyshim dhe mentalitetin e dekadave të fundit mbi efikasitetin e investimeve të tilla në sport në promovimin dhe zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit në vendet pritëse. Fakt është kriza greke e 2008 dhe frika që shprehin shumë analistë mbi Brazilin e pas botërorit.

Në rastin konkret, në shtetin fqinj grek, përgjegjësia e lënies pas dore të një kapitali të tillë sportiv dhe edukativ, i hidhet herë krizës ekonomike e herë mungesës së mentalitetit të duhur politik. Ndërkohë që Lojërat Olimpike të vitit 2004 po lënë trashëgimi në kulturën sportive dhe në ekonomi, më shpejt seç pritej, vetëm rrënoja të tjera për Athinën.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO