TIRANË - Bashkia e Tiranës ka nisur prej disa ditësh përgatitjen e Kryeqytetit me zbukurimet e vjetra për festat e fundvitit. Ndërkohë nuk ka marrë ende asnjë masë për zgjidhjen e çështjes së pusetave pa kapak, të kthyera, prej shumë kohësh, në problem serioz për qytetarët.

Rasti më i fundit është ai i ditës së sotme ku një automjet që ndaloi pranë stacionit të autobusit përballë Muzeut Historik Kombëtar përfundoi në pusetën pa kapak pa mundur të dilte prej saj.
 
Puseta ishte në mes të korsisë së  stacionit të autobusave dhe rrugës së automjeteve. Shoferi sapo zbriti njeriun që kishte në makinë, mori për të dalë në rrugën e automjeteve kur përfundoi në pusetën pa kapak.
 
U desh ndërhyrja e kalimtarëve të rastit, të cilët me ndihmën e forcës së krahut ndihmuan shoferin të nxirrte makinën nga puseta.

makina ne pusete
(Në foto: Automjeti që përfundoi sot në pusetën pa kapak)

makina ne pusete
(Në foto: Automjeti që përfundoi sot në pusetën pa kapak)

Redakisia Online
(sg/a.ç/shqiptarja.com)