DURRËS - Një motor skuter është përplasur me një automjet në Urën e Dajlanit në Durrës pranë stacionit hekurudhor.

Për pasojë, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Durrësit për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë policia e qarkullimit rrugor ku dhe po heton. Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia për t'u marrë në pyetje.

Ndërkaq, vijon puna për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.


aksident

aksident
(Foto: Motori skuter i përfshirë në aksident)


(v.gj/shqiptarja.com)