BRITANI-Kreu i Partisë Laburiste në Britani, Ed Miliband ka dashur të fitojë më tepër pikë në opinionin publik por duket se ka dalë i humbur.

Ai i ka dhënë një lypëse në një rrugë të Manchester vetëm 2 cent, por portreti i tij në ato çaste, i cili nuk i ka shpëtuar fotografëve, ka shprehur “bezdi” dhe “indiferencë”.  

Kaq ka mjaftuar që Miliband të “sulmohet” nga rrjetet sociale e sidomos në Twitter.

Në publike të ndryshme shkruhet se duke ditur rrogën e tij duket ofenduese dhe qesharake shuma që laburisti i ka dhënë gruas, madje duke e munduar të mos e prekte apo ta shihte atë në sy.

Ndërkohë anëtarë të tjerë të partisë laburiste  kanë mohuar faktin që  Miliband të ketë dhënë një shumë të tillë duke u shprehur se ishte një “grusht të hollash”.

Por duket se kjo nuk i ka bindur përdoruesit e rrjetit social Twitter të cilët kanë vijuar me postime e tyre kundër tij.

partia laburiste

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)