BELSH-Banorët në fshatin Idriz të bashkisë së Belshit denoncojnë në Report Tv se po u shkulen ullinjtë me traktor. Ata kanë dërguar në redaksinë e Report Tv edhe pamjet nga shkulja e ullinjve me traktor, ndërsa në vendin e ngjarjes përpos policisë private ndodhet edhe ajo e rendit.

Banorët thonë se pas kësaj qëndrojnë njerëz 'me mbështetje të fortë politike që po gllabërojnë tokën'. Pavarësisht se në pamje duket se të pranishme kanë qenë edhe forcat e rendit  nuk ka pasur asnjë sqarim për situatën.

Ora 20:45
Banorët në Belsh denoncojnë në Report Tv: Të fortët po shkulin ullinjtë dhe gllabërojnë tokën