TIRANE- Punimet për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza” në kryeqytet kanë sjellë “përplasje” mes qeverisë e Bashkisë së Tiranës, së cili prej tyre ndërmori nismës për t’i dhënë një pamje të re sheshit. E ndërsa nga të dyja palët ka pasur deklarata, reagime, si dhe publikime të fotove sesi do të jetë ky shesh pas rehabilitimit, duket se Bashkia e Tiranës ka vendosur të lërë një “shenjë”.

Kështu, përpara Fakultetit Politeknik, Bashkia e Tiranës ka vendosur tabelën e punimeve, ku thuhet se këto punime “Rivitalizimi i sheshit Nënë Tereza” po realizohen nga ky institucion, duke bërë kështu në një farë mënyrë “përvetësim” të punimeve. Në tabelë shënohet se punimet parashikohen të zgjasin një muaj, dhe kapin një vlerë prej 75 milionë lekë.
 
Ndërkaq, nga Ministria e Kulturës është bërë publik që me herët projekti për rehabilitimin e këtij sheshi dhe të monumenteve kulturore në vend.
tabela e bashkise

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)