FOTOLAJM
Një përvjetor plot shikime

TIRANE - Dy ditë më parë (11 shtator), gazetari televiziv Blendi Fezviu i njohur me emisionin e tij politik që mbushi plot “15 vjeç”, mblodhi me këtë rast personalitete të njohura të fushave të ndryshme për të festuar në ambientet e jashtme të ish -Kinostudios.

Festa ishte e organizuar në formën e një koktejli ku vetë gazetari priste në tapetin e kuq të ftuarit e tij, mes të cilëve figura të njohura politike, të modës, muzikës, artit, njerëz të medias e shumë personazhe të tjerë të njohur të ekranit.

Ajo që ka pikasur vëmendjen e të gjithëve është një foto brenda fokusit të së cilës është vendosur kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryebashkiaku Lulzim Basha.

lulzim basha edi rama opinion 15 vjet

Fotoja është shpërndarë në internet dhe ka marrë mjaft komente për mënyrën se si dy politikanët janë fotografuar. Lulzim Basha është ‘kapur’ duke shikuar ‘fshehurazi’ kryesocialistin Rama, ndërkohë që ky i fundit shfaqet në një tjetër moment duke i kthyer shpinën dhe me dorën në kokë. Këto dy poza kanë ndezur krijimtarinë e shumë përdoruesve të internetit të cilët janë kënaqur duke i montuar fotot dhe duke i shpërndarë në rrjet. Njërën prej tyre po e sjellim edhe për lexuesit e Shqiptarja.com.

Redaksia online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Mars, 10:37

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Nesër Apeli i GJKKO-së vendos për Veliajn, Gazetari Muça: Mund të ketë masë më të butë sigurie! Shabani: SPAK të avancojë hetimet ndaj Sali Berishës

Nesër Apeli i GJKKO-së vendos për Veliajn, Gazetari Muça: Mund të ketë masë më të butë sigurie! Shabani: SPAK të avancojë hetimet ndaj Sali Berishës