TIRANE - Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” i vënë nën pushtetin e 40 klerikëve të vrarë në komunizëm, ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama.
 
Kreu i qeverisë ka zgjedhur të postojë në rrjetin social Twitter një foto të Bulevardit qendror në Tiranë dhe fotot e martirëve të kishës shqiptare të vendosur përgjatë tij.
 
40 klerikët janë në proces lumturimi, ashtu si Nënë Tereza. Është pikërisht sheshi në emrin e saj, që do të presë Papa Franceskut të Dielën e 21 Shtatorit për të mbajtur Meshën e Madhe në Tiranë.
 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)