FOTOLAJM/Durrësi në fokusin e La
Repubblica: Dyndje, por dhe relaks

FOTOLAJM/Durrësi në fokusin e La<br />Repubblica: Dyndje, por dhe relaks
Media italiane La Repubblica i ka kushtuar një përshkrim qytetit të Durrësit, që ndodhet 40 kilometra nga Tirana, kryeqyteti shqiptar.

Plazhet e mbipopulluara, çadrat të rreshtuara njëra pas tjetrës dhe disa shkëmbinj, të cilët “ledhatojnë” lehtë detin, thuhet në reportazhin e La Repubblica.

Media italiane e cilëson Shqipërinë një vend ballkanik, që gradualisht është zbuluar nga italianët. La Repubblica tregon edhe rrugën dhe mjetet e transportit, për të udhëtuar drejt Durrësit.

“Ju mund të merrni target nga Bari, Brindisi, Ankona dhe Trieste për të shkuar në Durrës apo edhe në Vlorë. Ose mund të udhëtoni me makinë duke kaluar nëpër Ballkan, apo dhe mund të shkoni me linjë ajrore”, vazhdon La Repubblica.

Durrësi cilësohet nga media italiane si një qytet ideal për të kaluar pushimet dhe një vend që ka shumë për të ofruar.
durresi
Foto të tjera

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator