TIRANË - Ministria e Mjedisit nga java e ardhshme nuk do të jetë më në godinën e vjetër në rrugën e Durrësit por tek ish-Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH). Pas më shumë se një viti punimesh Ministria e Mjedisit është gati me kushte komode nga brenda dhe me një tjetër pamje nga jashtë. Ajo është lyer me ngjyrë të bardhe dhe është veshur me dekor të gjelbër për të simbolizuar me këtë ngjyrë mjedisin.
Burime nga Ministria thonë se këto ditë po zhvendosen sendet e fundit dhe gjatë javës që vjen punonjësit do t’i kenë gati ambientet e reja në godinën e rikonstruktuar të ish-ATSH .
Godina ekzistuese e Ministrisë së Mjedisit do të kalojë në funksion të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com