TIRANE - Edhe lumi i cili përshkon mes për mes kryeqytetin sot ka shënuar rritje në prurjet e tij.

Sikurse mund të shihet edhe nga fotot, Lumi i Lanës ka prurje më të larta sesa nivelet e përditshme dhe kjo për shkak të reshjeve të natës dhe të mëngjesit të sotëm të cilat kanë qenë mjaft intensive duke sjellë deri në këtë situatë.

lumi lana

(Ne foto Lumi Lana mengjesin e sotem)

Deri më tani nuk raportohet për probleme nga prurjet e Lanës. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)