VATIKAN - Papa Francesku ka shokuar të gjithë kur u ul në gjunjë për të rrëfyer mëkatet e tij. Pas predikimit, ai u gjunjëzua përpara një prifti në bazilikën e Shën Pjetrit.
Siç ndodh zakonisht, priftërinjtë shkojnë të rrëfehen në një dhomë disi private. Pikërisht këtë gjë bëri edhe Predikuesi Guido Marini, ku pas ceremonisë e drejtoi Papa Franceskun drejt një dhome të veçantë, por ai shkoi në dhomën e zakonshme ku rrëfehen të gjithë njerëzit.
Papa qëndroi i gjunjëzuar për disa minuta. Më pas, ai shkoi në një tjetër dhomë dhe dëgjoi rrëfimet e besimtarëve të zakonshëm.
Ky ishte një rast i rrallë, pasi Papa shkon shpesh të rrëfehet, por zakonisht në mënyrë private.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com