Çifti kryeministror është ndalur në tavolinën e biletave dhe ka kërkuar të blejë biletat e hyrjes. Të rinjtë që shisnin biletat fillimisht kanë ngurruar, por pas insistimit të Edi Ramës, u kanë marrë paratë në këmbim të dy biletave për koncertin.
Përmes rubrikës "Raportoni ju", fotografitë kanë mbërritur menjëherë në redaksinë e "Shqiptarja.com". Mesazhi i një kryeministri-artist? Arti ndimohet edhe me blerjen e biletave nga ana e pushtetarëve, jo vetëm me ftesa.
Çifti Rama ka ndjekur kështu edicionin e dytë të festivalit të muzikës klasike "Different trains", organizuar nga Tedi Papavrami dhe Arben Spahiu; në të luanin Klajdi Sahatçi, Vlorent Xhafsi, Olsi Lekeaj. Vetë Papavrami ka qënë organizator dhe nuk ka interpretuar në të.
(Në foto: Çifti Rama duke blerë biletat dhe salla e koncertit)
Redaksia online
(Shqiptarja.com)