Një ndryshim interesant ka hyrë në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka publikuar një ditë më parë fundmi versionin online të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, ku për herë të parë është përfshirë edhe një nga fjalët më të përdorura të epokës digjitale: “online”.

Pas një kërkimi në fjalor shihet se fjala ‘online’ figuron me formën “onlajn”, duke ndjekur rregullat e shqiptimit dhe të drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

Sipas përkufizimit zyrtar, “onlajn” përdoret për të treguar veprime që kryhen përmes internetit. Në shpjegim përfshihen shembuj si: mësim onlajn, takim onlajn apo bisedë onlajn, duke e bërë termin pjesë të gjuhës standarde.

Kjo do të thotë se nga tani e tutje, në përdorimin zyrtar në shqip, fjala “online” ka ekuivalentin e saj të  pranuar: onlajn.