TUZ - Flamuri “Autochthonous” i cili shkakoi trazirat në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 14 tetor këtë radhë është vendosur në Tuz të Malit të Zi.

Baneri me figurën e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit si dhe me hartën e Shqipërisë etnike është shpalosur sot në Tuz nga persona të paidentifikuar. Kjo nuk i ka shpëtuar mediave serbe, të cilët e kanë cilësuar këtë si “provokimin e radhës” së shqiptarëve.

Më 14 tetor në Beograd, gjatë ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri, fluturimi me dron i këtij flamuri, shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes si rezultat i dhunës së tifozëve dhe forcave të sigurimit serb ndaj futbollistëve kuqezi.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)