Ndërkohë përgjatë këtij viti bie në sy të çdo kalimtari rrallimi i herëpashershëm i shkronjave dhe deformimi i emrit të Heroit Kombëtar që shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Këtë dukuri negative, jo vetëm që nuk e ka parandaluar dot policia, por edhe shkronjat nuk janë zëvendësuar më.
Gjashtë shkronja prej bronzi që mungojnë gjithsej, duhet të jenë grabitur për skrap, siç ndodh rëndom, ose për përdorim të metalit të preferuar të bakrit në ndonjë destinacion tjetër dhe shtatorja vijon ende të mbaj nënshkrimin fyes ndaj kësaj figure të ndritur kombëtare: QE AL VLORA...!
Shkrimi u botua sot në "Shqiptarja.com" (print) 24 maj 2014
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)