FOTOLAJM/ Gramsh, për ndërtimet
pa leje, jep leje kryebashkiaku

FOTOLAJM/ Gramsh, për ndërtimet<br />pa leje, jep leje kryebashkiaku
GRAMSH – Qytetarë të Gramshit kanë denoncuar ndërtimet pa leje që që po ngrihen aty dita –ditës. Në një letër drejtuar redaksisë së “A1Report!”, një prej tyre shkruan:
 
“Ju falenderoj për punën që po bëni si një nga mediat më të forta kundër padrejtësive të krijuara nga pushtetarët tanë. Nuk e di sa do të jetë e mundur nëse mund të denonconi padrejtësinë që po bëhet në një qytet të vogël si Gramshi, ku ndërtimet pa leje kanë arritur në një pikë kritike për qytetin.

Dua ta shpjegoj shkurt situatën e krijuar. Po marr shembull qytetarët e një pallati 5- katësh, të cilët kanë dashur të krijojnë më shumë hapësira në shtëpitë e tyre. Janë bashkuar 5 familje dhe kanë rënë dakord që të bëjnë këtë shtesë.
 
Shkojnë tek kryetari i bashkisë,  i komunikojnë informacionin se duan të bëjnë shtesën e  në të njëjtën kohe i japin nga 100 mijë lekë në këmbim të mos bllokimit të këtij ndërtimi. Ndërtimi bëhet, kryetari merr pesëqindmijë lekët. E gjitha kjo pa asnjë leje apo plan urbanistik,  pa asnjë copë letër.

Duke llogaritur që janë bërë mbi 200 ndërtime pa leje, kjo ka bërë që qyteti të degradojë dhe ndodhet në pikë kritike, saqë në disa vende është ndërtuar edhe mbi kapakët e pusetave të ujrave të zeza.  Imagjinoni një problem që mund të ketë me ujrat e zeza në atë zonë e se çfarë mund të ndodhë,” – përfundon qytetari denoncimin e tij.

gramsh
 (Fotoja e dërguar nga qytetari gramshiot për ndërtim të paligjshëm)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca