Punimet për rikonstruksionin e sheshit në qendror të Durrësit vijojnë me intensitet, ndërsa sot janë bërë provat për shatërvanin e ri të ndërtuar në qendër të sheshit, para bashkisë.

Provat e para u finalizuan me sukses, teksa këto foto të siguruara nga A1 Report e dëshmojnë një gjë të tillë. Shatërvani i ri në qendër të qytetit bregdetar është rreth 600 metra katrorë, ndërsa punimet janë kryer nga inxhinierë dhe arkitektë italiane.

Ky shatërvan zëvendëson atë të vjetrin, prishja e të cilit u shoqërua edhe me protesta nga grupe të ndryshme të shoqërisë civile.

shatervani ne durres
shatervani ne durres

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)