FOTOLAJM/ Ja si duket nga jashtë  
godina e re e Ministrisë së Kulturës

FOTOLAJM/ Ja si duket nga jashtë  <br />godina e re e Ministrisë së Kulturës
Ministria e Kulturës tashmë do të zhvendoset në një “shtëpi” të re. Duke nisur nga dita e sotme ajo ambjentet e saj nuk do të jenë më në ish godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë por në  zonën e ish- Kinostudios “Shqipëria e Re”.

minstria kulture

Punimet e godinës së re janë realizuar nga arkitekti Artan Shkreli. Godina e restauruar ka qenë dikur magazinë e kostumografisë së ish Kinostudios.
Investimi kryesor i godinës së re konsiston në pjesën e fasadës dhe ndriçimit.

minstria kulture

Në brendi godina ka ruajtur autencitetin e ndërtimit dhe fizionominë që ka pasur përpara se të shkatërrohej. Investime janë bërë në fasadë, ku bie në sy për kompozimi që i ka dhënë një tjetër imazh ndërtesës.

Sipas arkitektit Shkreli, punimet kanë qenë më të përqendruara në pjesën e fasadës. Këto ndryshime janë të dukshme edhe në këto foto ku tregohet ambjenti i jashtëm. Shkreli e ka quajtur këtë ndryshim të godinës si një ringritje prej rënies dhe lënies pasdore përgjatë viteve të kësaj godine.

minstria kulture

Ndërtesa qendrore e ish Kinostudios u projektua nga një arkitekt rus dhe u ndërtua me ndihmën e Bashkimit Sovjetik, në shenjë miqësie ndërmjet dy vendeve. 

minstria kulture

minstria kulture

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Himara nesër në zgjedhje, policia publikon planin e masave: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit 

Himara nesër në zgjedhje, policia publikon planin e masave: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit