TIRANE - Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare ka zgjedhur mjediset e liqenit artificial të Tiranës për të kaluar paraditen e të martës. “Shqiptarja.com”, fiksoi në 11.30 momentet kur Kadare, i shoqëruar nga botuesi i tij, Bujar Hudhri, po mbaronin shëtitjen.

Në ato momente një vajzë e re nga Shkodra, e cila e kishte pikasur shkrimtarin që nga vendi ku pinte kafenë vrapon drejt tij dhe kërkon të bëjë foto me të dhe ai pranon me kënaqësi.

Shkrimtari shqiptar, edhe këtë vit është në listën e të nominuarve për çmimin Nobel për letërsinë, por kësaj radhe në vend të katërt për të pretenduar çmimin për letërsinë.

(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com