FOTOLAJM/Kampi i pushimit në
Dhërmi mes ndotjes dhe plehrave

FOTOLAJM/Kampi i pushimit në<br />Dhërmi mes ndotjes dhe plehrave
DHERMI- Kampi i pushimit në Dhërmi ndodhet në gjendje të mjeruar. Aty ku dikur pushohej, në një nga zonat jugore më të frekuentuara të Shqipërisë, sot të zë syri godina thuajse të shkatërruara, ndotje, mbeturina, dhe ujëra të zeza.
 
Një lexues i “Shqiptarja.com”, ka denoncuar rastin përmes “Raportoni ju”, duke ilustruar me foto situatën e mjeruar të krijuar në këtë zonë, vetëm disa metra larg bregut të detit.
dhermi ndotje
 
Godinat, që dikur shërbenin si kamp pushimi, tashmë janë kthyer në banjo publike dhe vendgrumbullimi për plehrat.
 
E pavarësisht numrit të madh të pushuesve që frekuentojnë këtë zonë edhe në ditët e sotme, askush nuk ka vënë dorë në këto godina, për t’i restauruar ato, apo për t’i kthyer në gjendjen e mëparshme.

dhermi ndotje 1
 
Ndërkaq, derisa dikush të veprojë për të ndërhyrë në këtë zonë, pushuesit do të duhet të vuajnë erërat e pakëndshme, dhe ndotjen e krijuar në godinat e kampit të pushimit në Dhërmi.  FOTO


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit