SHBA - Një vajzë 8-vjeçare ka formuar një miqësi që nuk mendohej se do të ndodhte. Vogëlushja ka krijuar miqësi me një kojotë, aq sa arrin të luajë dhe të flejë me kafshën e egër.

Familja e 8-vjeçares e ka birësuar kojotën para 3 vitesh. Mendohet se kafsha e tyre është një nga dy kojotat të cilat janë zbutur pasi kanë lindur të egra.

Pasi e birësuan dhe e zbutën, familjarët e mësuan atë të sillet si një qen. Kojota bën çdo gjë. Luan me të gjithë, del shëtitje në rrugë me të zotin, duke mos kërcënuar asnjë prej këmbësorëve.

Madje, sjellja e kafshës i ka ngjarë më së miri një qeni të zakonshëm. Kojota merr dhe topin kur i zoti ka dëshirë të luajë me të.

Tashmë, kojota ka vendin e saj në familje si një kafshë shtëpiake.
 

kojota
Foto të tjera
 
(v.gj/shqiptarja.com)