Së fundmi gjithnjë e më shumë po diskutohet rreth cilësisë dhe sigurisë së ushqimeve që konsumohen në Shqipëri. Pas publikimit të 'materialit të dyshimtë' që ndodhej brenda kutisë së lëngut të frutave, së fundmi në rrjete sociale ka nisur të qarkullojë një foto me përmbajtje vërtet shqetësuese.

Nuk dihet vërtetësia e fotos, pasi denoncimi është bërë në një faqe në Facebook dhe nuk ka shumë të dhëna, por fotografia tregon një mi të ngordhur brenda pakos së patetinave.

Nëse të tilla raste janë reale, atëherë është vërtet e rrezikshme të konsumosh ushqime të konservuara në vendin tonë.
patetina
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)