Teksa ka reduktuar ndjeshëm daljet publike, deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi bën fushatë në rrjete sociale. Në një postim në Facebook, Kryemadhi shfaqet duke hapur një derë, teksa shprehet se do të trokasë derë më derë, për të marrë votat që sipas saj do të sjellin ndryshimin.

Megjithëse të ndarë, Kryemadhi bën thirrje për të votuar ish bashkëshortin Ilir Meta, i cili gjithashtu është i angazhuar në fushatë nga qelia ku ndodhet prej muajit tetor të vitit të kaluar.

“Ju uroj një të dielë të mbarë.

Do trokas në çdo derë, do ta hap me zemër dhe do të kërkoj votën për ndryshimin që duan shqiptarët.

Voto Nr 1

Voto Ilir Metaj”, shkruan Kryemadhi.

Kujtojmë që të shtunën, Kryemadhi postoi edhe një foto në mbështetje të djalit të saj, Besarit, i cili mori pjesë në prezantimin e kandidatëve për deputetë të Partisë së Lirisë për zgjedhjet e 11 Majit.

Postimi i Kryemadhit në Facebook