TIRANË - Fotoja është e protestës së djeshme ndaj idesë se armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri. Nëse ka qoftë edhe një projekt-ide që kjo të ndodhë, kjo projekt-ide duhet kundërshtuar dhe me protesta.

Mirëpo, përveç faktit që në protestën "groteske" janë bashkuar dhe njerëz që nuk iu është ndier zëri për gjëmat me plehrat në të shkuarën, asaj i heq shumë nga vlera e vet edhe simbolika e pakuptimtë, gati-gati budallaqe, e zgjedhur për të përcjellë mesazhin.

Se ç'do një flamur sirian në këtë protestë (ku shkruhet "freedom"), se pse duhet të shtrihen ca fëmijë e të mbulohen me këtë flamur, dhe se ç'lidhje ka kjo me paaftësinë e Shqipërisë për të menaxhuar një program shkatërrimi armësh, nuk besoj se mundet t'i japë logjikë njeri.

Marrë nga Respubblica 

(http://respublica.al/artikuj/2013/11/10/shenim-kujt-i-duhet-nje-proteste-si-kjo)
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)