KUKES - Mbyllja e trafikndarësve me gardiela në aksin Kukës-Morinë, pjesë e rrugës së Kombit ka detyruar banoret e zonës që të gjejnë mënyra të tjera alternative për të kaluar nga njëra korsi e autostradës me tjetrën.
 
Televizioni A1 Report sjell foton e improvizimit të mbikalimit, që kanë krijuar banorët e zonës, në mënyrë që të kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
 
Siç shihet edhe nga foto, banorët kanë vendosur “mbikalimin” e tyre, por edhe pse nuk është zgjidhja më mirë, duke parë vështirësitë që paraqet, duket se banorët e kanë gjetur zgjidhjen e tyre. 

me logo

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)