Shqiptarja.com sjell foto të polices Ina Muka, që mbeti e plagosur rëndë në protestën e dhunshme të banorëve të Astirit, ditën e sotme para Parlamentit. (Lexo këtu)

Nuka humbi 2 gishta të njërës dorë në këtë protest pasi i plasi një kapsollë e hedhur nga protestuesit e "Astirit". Ina Muka mësohet se është pjesë e repartit “Shqiponja” në komisariatin nr.3 në Tiranë. Ajo ka humbur 2 gishta të njërës dorë, ndërkohë që 15 kolegë të tjerë të saj pësuan dëmtime.

24-vjeçarja ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Më herët, në spital shkuan për t’a vizituar kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ina Nuka, efektivja e policisë që u plagos sot në protestën e dhunshme të banorëve të Astirit