Hapet tregu, p/ligji: Fishekzjarrët do të shiten nga 15 dhjetor-1 janar (VIDEO)

Dy vite nga plagosja e efektives së policisë Ina Nuka me një kapsollë fishekzjarr pirroteknik gjatë protestës së opozitës para parlamentit në vitin 2018, qeveria shqiptare vendos të rihapë tregun e fishekzjarreve.

Me anë të një projektligjit të Ministrisë së Mbrojtjes fishekzjarret apo materialet pirroteknike nga kategoria F2 e deri në F3 lejohet tashmë të shiten në dyqanet e autorizuara vetëm për dy javë.

Duke nisur kështu nga 15 dhjetori i çdo viti e deri më 1 Janar të vitit pasardhës. Ndaluar tek përdorimi i tyre në ligj është parashikuar se “Artikujt piroteknikë të përmendur në paragrafin 2 të këtij neni, mund të përdoren nga personat mbi 18 vjeç, gjatë periudhës 27  Dhjetor deri më 1 Janar, pra duke i lënë 4 ditë përdorimi qytetarëve".

Më 18 dhjetor 2018 tre ministrat e qeverisë mes tyre Mbrojtjes, Rendit dhe Ekonomisë vendosën të njoftojnë publikun për ndalimin e tregtimit dhe përdorimit të fishekzjarreve.

Sipas vendimit të 2018 përcaktohej se artikujt që do të ndalohen të hidhen në treg janë: ato të kategorisë 2 (F2), përdorimi i të cilave në mjedise të hapura jashtë ndërtesave, kërkon një distancë nga 5 deri në 8 metër nga njerëzit dhe objektet; – të kategorisë 3 (F3), përdorimi i të cilave në mjedise të hapura kërkon një distancë mbi 25 metër nga njerëzit dhe objektet.

Ndërkohë do të ndalohet prodhimi, importi, eksporti, magazinimi, shitja dhe përdorimi i të gjitha substancave piroteknike dhe fishekzjarrëve, të cilat në përmbajtjen e tyre kanë: squfur, fosfor të përzier me klorat potasiumi, klorate të tjera, apo që përmbajnë njërën nga përzierjet e tilla.

Në draftin e ri të ministres Xhacka parashikohet afati i tregtimit, dhe detyrimi për të ruajtur të dhënat me anë të një kodi për çdo fishekzjarr për 10 vite si dhe kushti i etiketimit të tyre me markën CE dhe përkthyer në shqip.

E teksa tregtimi apo përdorimi i fishekzjarrëve ka qenë i ndaluar prej 2018 në festat e ndërrim viteve ato s'kanë munguar edhe pse future në Shqipëri ilegalisht apo në rastin më të fundit fishekzjarret e hedhur pranë hotelit të ekipit Crvena Zvezda nga tifozët e tiranës grupimi “Fanatics”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Free: 28/08/2020 13:34

    Cbeni ore gomere se ambulancat jane mbyllur e ku di shkoni kur tju plasin ne duar? Hapni syte dhe mos ktijoni peobleme kot.

    Përgjigju
  • Shqiperia: 28/08/2020 13:25

    Ponopol i rilindjes edhe fishek zjaret shqitaret po i vret rilindja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli