DUBAI - Ata që kanë frikë lartësitë, nuk është e këshillueshme që të shohin këto foto, por britaniku Gerald Donovan ka realizuar në një nga vendet më të bukura të planetit, “selfie-n” më të rrezikshëm.

Donovan është ngjitur në majë të kullës më të lartë në botë, në Burj Khalifa të Dubait. 47- vjeçari ka hipur në majë për të realizuar një “selfie” marramendës në 830 metra lartësi.

Megjithatë ai është shprehur se nuk i pëlqejnë  “selfie-t”, por kjo ia vlente ta ndajë me të tjerët. Britaniku tregoi se ka përdorur një kamera speciale panoramike të kontrolluar nga një aplikacion i iPhone për të realizuar fotot.

selfie
selfie
FOTO të tjera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)