TIRANË - Një flamur i madh shumëngjyrësh i komunitetit LGBT është shpalosur të enjten në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në kryeqytet. Një element ky që tingëllon cuditshëm kur Dita ndërkombëtare e këtij komuniteti ka kaluar tashmë, e madje me atë rast u bë edhe një marshim paqësor në rrugët e kryeqytetit.
Ndër kërkesat kryesore të këtij komuniteti është mosdiskriminimi i personave që kanë preferenca seksuale ndaj të njëjtes gjini, por dhe ata që janë biseksualë apo transeksual, si dhe lejimi i martesave "gay". Në fakt, gjatë marshimit të tyre në ditën Ndërkombëtare të këtij komuniteti nuk pati asnjë incident apo element tjetër që t’i diskriminonte ata.
Veprimi i djeshëm duket se është një përpjekje për të kërkuar vëmendje kur në fakt këtë vit shoqëria është shfaqur mjaft indiferente ndaj tyre. Në marshimin e parë që LGBT bëri në Tiranë vitin e shkuar (në një tentativë për t’iu afruar paradë gay) pati një kundërprotestë në mbrojtje të familjes.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com