DURRËS - Aksident në autostradën Tiranë-Durrës në mbikalimin e Fllakës, ku dy automjete një Mitsubishi furoistradë me targë AA 281 CY është përplasur me një benz tip E-Class me targë AA770 CV.

Të dyja kanë përfunduar në arë dhe sipas policisë aksidenti ka ndodhur kur automjeti benz ka tentuar të parakalojë fuoristradën.

Kjo ndodhi për shkak të mjegullës që kishte rënë në zonën e Durrësit ku janë përfshirë dy makina.

Nga aksidenti , 3 persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.


aksident
 (Ne foto: Makina e aksidentuar paraditen e sotme) Foto të tjera

(ac/v.gj/shqiptarja.com)