Nëse keni parkuar gabim, atëherë përveç gjobës që mund të merrni nga Policia Rrugore, rrezikoni të gjobiteni edhe nga Policia Bashkiake. Siç mund ta shikoni në këtë foto bashkia ka bllokuar disa makina në rrugën “Dervish Hima”.

Përveç gjobës nga policët bashkiak, shoferëve u bllokohet edhe makina, e cila merret me karrotrec.

Për një bllokim të makinës nga Policia Bashkiak, një shofer duhet të paguajë 3 mijë lekë gjobën dhe 3 mijë lekë karrotrecin, pra në total 6 mijë lekë të reja.

gjobe bashkie makina

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)