TIRANE - Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu ka mbarritur zyrtarisht në Shqipëri. Përmes disa fotografive të postuara nga ana e ambasadës amerikane në Tiranë, ambasadori Lu ka mbërritur ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Ariel, ku është pritur nga zëvendës ambasadori Henry Jardine dhe nga zyrtarë të tjerë.

Mbërritja e tij në Shqipëri, tashmë përbën edhe nisjen zyrtare të punës së tij, si ambasadori i ri i SHBA-së në vendin tonë.

Pak ditë më parë, ambasadori Lu përmes një video bëri prezantimin e tij në gjuhën shqipe, për qytetarët shqiptarë, ku krahas të tjerave, shprehu vendosmërinë e tij për të punuar në drejtim të forcimit të demokratizimit të mëtejshëm të institucioneve me qëllin integrimin evropian.

Donald Lu, u betua në dhjetor të vitit 2014, përpara Senatit Amerikan, ndërsa do të zëvendësojë ish-ambasadorin Aleksandër Arvizu.

donald lu ne aeoroport
donald lu ne aeoroport
donald lu ne aeoroport

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)