FOTOLAJM/ Mbështetësit e Fredi Belerit protestojnë para ambasadës shqiptare në Athinë: Nuk kanë arritur të na trembin

FOTOLAJM/ Mbështetësit e Fredi Belerit protestojnë para ambasadës shqiptare në Athinë: Nuk kanë arritur të na trembin

Protestuesit në Athinë

Mbështetësit e Fredi Belerit kanë protestuar para ambasadës shqiptare në Athinë.

Mes qytetarëve ishin edhe vëllai i fituesit të bashkisë Himarë si dhe kryetari i Unionit të Himariotëve që kërkonin lirimin e menjëhershëm të Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit, të cilët janë në burg se po hetohen për shitblerje vote. Ata mbanin disa parulla në duar me të cilat jepnin mesazhe.

“Demokracia nuk burgoset”. “Qeveria shqiptare, kundër çdo koncepti ligji, vendosi të vijojë burgosjen e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri dhe shtetasit Pandeli Kokaveshi”, shkruhet në dy prej pankartave.

Unioni i Himariotëve tha se do të ushtrojë të gjithë fuqinë që mundet që të lirohen.

"Pikësëpari zhgënjimi ndihet nga himariotët. Ata nuk kanë arritur të na trembin dhe kjo u tregua të dielën kur u mbajtën zgjedhjet",  tha ppresidenti i Unionit të Himariotëve Theodoris Goumas. 

1684865766_alvanikipresveia2.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:41
Ekstremisti grek i shpallur ‘non grata’ në Shqipëri, në krye të protestës për Belerin në Athinë

1684874564_babiskarathanos.jpg

Në protestën e zhvilluar para ambasadës shqiptare në Athinë në mbështetje të Fredi Belerit ishte i pranishëm edhe ekstremisti grek Babis Karathanos. Anti-shqiptari i njohur si Babis Karathanos i cili është shpallur non-grata nga Shqipëria që prej vitit 2019. 

Ai ishte aktivizuar edhe në fushatën elektorale të Fredi Beleri i cili është kandidati i koalicionit Berisha-Meta-Dule në Himarë. Ndërkohë është kandidat për deputet me Demokracinë e Re, Mitsotakis por nuk rezulton në listën fituese ende.

Babis Karathanos së bashku me Fredi Belerin ishin dy prej personave të akuzuar nga policia shqiptare për masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994 ku u vranë dy ushtarë shqiptarë.

Në Tetor të vitit 2018 kur forcat Renea vranë në Bularat të Gjirokastrës, 35-vjeçarin Kostandinos Kacifa, i cili sulmoi me armë policinë, në varrimin e tij nuk mungoi Babis Karathanos bashkë me Fredi Belerin.

Ndërsa një vit më vonë në 2019-ën, Babis Karathanos iu ndalua hyrja në territorin e Shqipërisë pasi ishte shpallur ‘non-grata’.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Frederik: 24/05/2023 02:07

    Qenka mbledhur klasa pensioniste & fashiste, per te mbeshtetur nje person te korruptuar, duke shkelur ligjin e demokracise. Hajd mo ta nxjerrim jasht bellerin sepse eshte gerk dhe i ngel hatri gerqis, dhe mbi te gjitha na kercenon me anetaresimin ne bbe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë