FOTOLAJM/ Me dyshekë e batanije
në “krah”, ja si lënë qelitë të burgosurit

TIRANE - Një i dënuar që lë qelinë, por që nuk harron të marrë me vete dyshekët e batanijet, një nënë me mall për fëmijët qe kanë 7 vjet në jetimore dhe që nuk di jetën që e pret, një e dënuar për mashtrim që e sheh të ardhmen jashtë Shqipërisë, janë disa nga të burgosurit që sot kanë lënë qelitë si përfitues të faljes së përgjithshme, mes 900 të tillëve që përfitojnë nga amnistia.
 
Një i dyshuar për vrasje, është i dënuari i parë që la qelinë e paraburgimit të Vlorës. Ai spikat në këtë foto, teksa në duar mban dyshekë e batanije. Madje ka menduar si ti bëjë “ballë” dhe diellit, ku siç duket në foto, ka vënë syze dielli.

i burgosuri i pare i dale ne vlore
 
Rajmonda Asllani, është e para që ka dalë nga qelia e burgut 325 në kryeqyetet. Ajo ishte e dënuar për mashtrim, ndërsa mes lotësh gëzimi për jetën që e pret, por edhe me lot trishtimi për shoqet që lë në qeli, tha se do të nisë jetën tashmë jashtë Shqipërisë.
burgu i grave

Ndërkaq, një e dënuar me 15 vjet burg dhe që ka përfituar falje me 1 vit, është një tjetër e burgosur e cila fitoi sot lirinë. “Do kënaqem me kalamajtë dhe me të gjithë të afërmit e mi”, është gjëja e parë që e dënuara rëfen se do të bëjë, tashmë që është e lirë.Mes lotësh gëzimi ajo është takuar me të afërmit që e prisnin para burgut, ndërsa para mediave ka shprehur falenderimet ndaj shtetit që iu bë e mundur të fitojë lirinë. “Shpresoj të dalin edhe gratë e tjera që s’e meritojnë dënimin. Fëmijët kanë 7 vjet në jetimore, se di çfarë më pret”, tha e ish-dënuara.
burgu i grave

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet