KINE- Ka tashmë një mënyrë për t’i shpëtuar vapës së madhe të javëve të fundit. Ndonëse moda e re është zbuluar në Kinë, nuk është nevoja të udhëtoni deri atje për t’u freskuar.
 
Ka qenë në fakt ideja e një prindi, i cili i shtyrë nga temperaturat e larta të ditëve të fundit në qytetet e mëdha kineze, ka zbuluar veshjen më të mirë kundër vapës për djalin e tij të vogël.
 
Dhe është shumë e thjeshtë: Fëmijëve ju mund t’i vishni tani një … shalqi.
shalqi femije
 
Prindi kinez ka postuar në “Twitter” fotot me djalin e tij të vogël të veshur me shalqinin e boshatisur apo me lëkurat e tij si një mënyrë për të ruajtur vogëlushin nga ajri i nxehtë.
shalqi femije 1
 
Por, disa prej prindërve kundërshtuan pasi, sipas tyre lagështia që vjen nga brendësia e shalqinit mund t’i përkeqësojë gjërat për fëmijët.
shalqi femije 2
shalqi femije 3

Redaksia Online
(a.q/e.s/shqiptarja.com)