FOTOLAJM/ Muaji i trishtë
humbëm 4 ikona të artit

FOTOLAJM/ Muaji i trishtë<br />humbëm 4 ikona të artit
TIRANË – Është e trishtueshme që në këtë periudhë kemi ndarjen nga jeta të kollozëve të artit, perlave të artit shqiptar. Por me produktet e tyre artisitike do të jenë në mendjen dhe në zemrat tona. 

Arti shqiptar ka humbur katër ikona të tij. I pari që u nda nga jeta ishte virtuozi i klarinetës, legjendari i muzikës qytetare shqiptare, Laver Bariu. 

Pas tij u nda nga jeta edhe violinisti i famshëm shqiptar, Ibrahim Madhi. Mësohet se violinisti Madhi vuante nga një sëmundje e rëndë. 

Por arti dhe i gjithë populli shqiptar pak ditë më parë humbi një ndër ikonat e veta, këngëtaren e madhe, të papërsëritshmen Vaçe Zela. Këngëtarja me famë jetonte prej vitesh në Zvicër, ku edhe ndërroi jetë pas një sëmundjeje disa vjeçare. Trupi i saj u soll në Shqipëri ku do të prehet përjetë, ashtu siç ishte edhe amaneti i saj i fundit.

Ndërkohë, sot ka ndërruar jetë edhe aktori i madh i humorit shqiptar Skënder Sallaku, i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Sallaku i përket një plejade të artë që kanë bërë epokën e humorit të Shqipërisë. Por Sallaku njihej edhe si një ndër personalitetet e cirkut të vendit tonë.

ndahen nga jeta
 
Redaksia Online
(ac/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane