SHBA - Një foto prekëse tregon sesa e vështirë është ndonjë herë të jesh polic. Në foto, polici mban në krah një vajzë të vogël dhe përpiqet ta shpërqendrojë ndërsa familja e saj ndodhet e bllokuar në makinë pas një aksidenti fatal.

Fotografia është bërë nga një kalimtare e rastit, Jessica Matrious, dhe po bën xhiro në rrjetet sociale.

Ngjarja ka ndodhur në SHBA dhe policia ka konfirmuar se babai i vajzës mbeti i vdekur, ndërsa një grua dhe një fëmijë janë dërguar me ambulancë në spital.

Aksidenti ka ndodhur të enjten në mëngjes, pasi shpërthimit të një prej gomave të makinës, gjë e cila solli rrotullimin e saj.

politike 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)