PARIS - Tre lapsa në ngjyrë të bardhë, blu dhe të kuqe, që simbolizojnë flamurin e Francës është elementi që pikaset lehtë në xhepin e vogël të xhaketës së kryeministrit Rama.
Ndërsa i është bashkuar marshimit të madh të solidaritetit kundër terrorizmit në Francë, kreu i qeverisë shqiptare ka zgjedhur këtë elementë të veçantë për të shprehur solidaritetin ndaj viktimave të sulmeve të fundit që tronditën Francën.
Nga ana e tij edhe presidenti francez Francoi Hollande, ka përgëzuar kryeministrin shqiptar për përzgjedhjen e simbolit të 3 lapsave si shenjë solidariteti. Është prestigjiozja “Le Monde” e cila përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur vlerësimin e Hollande, për zgjedhjen e tre lapsave, gjatë takimit mes tyre në Pallatin Elysse.
“Është e bukur ajo që ju keni në xhepin tuaj ", tha Holland në kryeministri shqiptar, Edi Rama, në Pallatin Elize” shkruan “Le Monde”
Kryeministri Rama ndodhet në Paris bashkë më ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, klerikë të lartë të katër besimeve e gazetarë nga Tirana.
Redaksia Online
(Gre.M/e.c/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Paris bashke me @ditmirbushati @erionveliaj klerike te larte te kater besimeve e gazetare nga Tirana #JeSuisCharlie pic.twitter.com/qWUYEmB70N
— Edi Rama (@ediramaal) January 11, 2015
Nga ana e tij edhe presidenti francez Francoi Hollande, ka përgëzuar kryeministrin shqiptar për përzgjedhjen e simbolit të 3 lapsave si shenjë solidariteti. Është prestigjiozja “Le Monde” e cila përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur vlerësimin e Hollande, për zgjedhjen e tre lapsave, gjatë takimit mes tyre në Pallatin Elysse.
“Është e bukur ajo që ju keni në xhepin tuaj ", tha Holland në kryeministri shqiptar, Edi Rama, në Pallatin Elize” shkruan “Le Monde”
"C'est beau ce que vous avez dans la poche" a dit Hollande au PM albanais Edi Rama, à l'Elysée #11Janvier pic.twitter.com/Hngg4s8eMX
— AlainSalles (@sallesleMonde) January 11, 2015