Fotolajm/Në prag të vizitës së Papës Qytetarët mbushin bulevardin
Në vigjilje të vizitës së Papa Franceskut në Tiranë qindra qytetarë kanë mbushur mbrëmjen e sotme Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërkohë që vijojnë intensivisht punimet për realizimin e detajeve të fundit të organizimit të vizitës së Atit të Shenjtë, kryeqytetasit, por edhe qindra vizitorë e turistë të huaj i janë drejtuar sheshit “Nënë Tereza” për të prekur nga afër çdo ndryshim.
TIRANE- Në vigjilje të vizitës së Papa Franceskut në Tiranë qindra qytetarë kanë mbushur mbrëmjen e sotme Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërkohë që vijojnë intensivisht punimet për realizimin e detajeve të fundit të organizimit të vizitës së Atit të Shenjtë, kryeqytetasit, por edhe qindra vizitorë e turistë të huaj i janë drejtuar sheshit “Nënë Tereza” për të prekur nga afër çdo ndryshim. Vetë ministri Tahiri ka inspektuar nga afër përgatitjet më të fundit, ndërkohë që Kisha Katolike po vijon me realizimin e çdo detaji.
Sytë kureshtarë të qytetarëve shoqërojnë çdo detaj, nga vendosja e altarit, të ndenjëseve, godina përreth të ndriçuara, si dhe lëvizjet e punëtorëve që vijojnë vendosjen e çdo elementi apo aksesori të nevojshëm.