VLORË - Kjo foto që shikoni nuk është bërë në ndonjë vend larg Shqipërisë, por shkrepur mëngjesin e sotëm në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Veç mbetjeve që janë hedhur në sipërfaqe pa asnjë lloj mbrojtje, aty është edhe një derr që kullot i pashqetësuar, që sipas dëshmitarëve që kanë postuar foton në rrjetin social Facebook, kafsha i përket njërit prej rojeve të spitalit.

Siç kanë shpjeguar dëshmitarët, fotoja është bërë shumë pranë morgut të këtij spitali. E gjendja nuk është e re, por prej muajsh zona aty nuk është pastruar duke sjellë këtë situatë alarmante.

spitali vlores derri
(Në foto: Gjendja alarmante e mbeturinave në Spitalin e Vlorës)
Redaksia online
(ac/shqiptarja)