E fshehur në një pjesëz të Dibrës, Lura është padyshim një ndër vendet më të bukura të Shqipërisë në çdo periudhë të vitit.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot një foto përrallore nga Lura, e veshur nga manteli i bardhë i dëborës që ka rënë gjatë ditëve të fundit.
“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje përrallore nga Lura, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Parku Kombëtar i Lurës ndodhet në verilindje të Shqipërisë dhe ka një sipërfaqe prej 12.8 km 2, duke përfshirë edhe pjesën lindore të Kurorës së Lurës.
Pema më e zakonshme në Lurë është ahu europian së bashku me bredhin argjend, pishën e zezë, pishën e kuqe dhe pishën boshnjake.
Liqenet e Lurës kanë një sipërfaqe prej 1.280 hektarë dhe ndodhen në pjesën lindore të malit masiv te quajtur “Kurora e Lurës”. Me 14 liqenet e tij akullnajore krijon një ambient piktoresk dhe tërheqës në një lartësi nga 1.350-1.720 m.
Midis këtyre Liqeneve më të mëdhenj, janë: Liqeni i Madh, 32 hektarë, liqeni i Pishave 13 hektarë, liqeni i Zi 8 hektarë dhe liqeni i Luleve 4 hektarë. Në dimër këto liqene janë të mbuluara nga akulli, ndërsa në verë ‘mbretëron me lule’ Liqeni i Luleve.

Komente









