Fotolajm nga Reuters/ Protestuesi
në Kosovë që pushtoi rrjetet sociale

Fotolajm nga Reuters/ Protestuesi<br />në Kosovë që pushtoi rrjetet sociale
Protesta e sotme e organizuar nga partitë opozitare në qendër të kryeqytetit kosovar, nuk ëhstë ndjekur me vëmendje nga qytetarët, palët politike, policia dhe ambasadorëte huaj, por edhe nga dhjetra gazetarë e reporterë vendas e të huaj.

Fotoja që shikoni është realizuar nga një fotoreporter i Agjencisë së lajmeve “Reuters” e cila ka ndjekur nga afër gjatë gjithë kohës protestën dhe ka fotografuar këtë imazh, i cili është një shprehje e qartë e mllefit që qytetarët në Kosovë kanë për qeverinë e kryesuar nga Isa Mustafa.

Kjo foto për nga mënyra sesi protestuesi ka shprehur indinjatën, ka pushtuar edhe rrjetet sociale ku qindra komente janë bërë në drejtim të tij.

Përmes këtij veprimi, i riu kosovar ka sharë dhe policinë e Kosovës e cila gjatë ditës së sotme u detyrua që të përdorte gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën e cila e goditi me bomba molotov atë dhe godinën e qeverisë.

foto


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin