Fotolajm/ Një pyetje në testimin
online që bëri "lëmsh" mësuesit

Fotolajm/ Një pyetje në testimin<br />online që bëri "lëmsh" mësuesit
TIRANË - Rreth 19 mijë mësues në Tiranë ju nënshtruan të martën testimit online për të vlerësuar njohuritë e tyre, por alternativat për pyetjet duket se nuk kanë qenë të formuluara saktë. Në rrjetet sociale është publikuar e fotografuar nga kompjuteri pyetja e katërt e testit: Nëse nxënësit nuk janë në gjendje të kuptojnë temën e re, ju duhet:

Problemi i parë fillon që në alternativën A e cila është e njëjtë me pyetjen: Nëse nxënësit nuk janë në gjendje të kuptojnë temën e re mësimore, ju duhet...

Ndërsa alternativa B thotë: Ta ilustroni atë me shembuj nga situata reale

Alternativa e tretë C shkruan "Të gjitha" - një alternativë që përgjithësisht vihet në përfundim të të gjitha alternativa. Por vijohet më tej me alternativën D e cila thotë: T'u jepni atyre kohë për të kuptuar temën e tyre.

Në fakt koha nuk ka ndonjë veti "magjike-shpjeguese" të një teme të vështirë, pasi e vetmja zgjidhje do të ishte shpjegimi me detaje nga ana e mësuesit, me një gjuhë të thjeshtë dhe pse jo me shembuj konkretë.

Kjo foto është postuar në faqen "Protestuesi" në Facebook i cili e quan një nivel pyetje të papërshtatshëm: Pyetje delirantësh dhe debilësh që kërkojnë tu japin mend mësuesit. 

testimi i mesuesve

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor