Fotolajm/ Nuk do ta besoni sa
vjeç është mamaja më e re në botë

Fotolajm/ Nuk do ta besoni sa<br />vjeç është mamaja më e re në botë
Nëna më e re në botë është Lina Medina, që i ka dhënë jetë djalit të saj në moshën 5-vjeçare. Lina ka lindur më 1933, në një fshat në Peru, në një familje të varfër. Kur Lina ishte 5 vjeç mamaja e saj vuri re që barku i vogëlushes nisi të rritej në mënyrë të pazakontë dhe ajo ankohej vazhdimisht se i dhimbte.
medina
Fillimisht doktorët menduan se bëhej fjalë për ndonjë formë të çuditshme tumori, por pas një sërë ekzaminimesh kuptuan se vajza ishte në fakt 7 muajshe shtatzënë. Rreth një muaj pasi mori vesh se ishte shtatzënë, Medina i dha jetë djalit të saj me prerje cezariane.
medina
Djali i sapolindur ishte shumë i shëndetshëm dhe peshonte 3 kg. Medina e quajti Gerardo, në nder të doktorit që ia mundësoi lindjen e shëndetshme dhe pa komplikime. Gjatë procesit të lindjes, doktorët mësuan se Medinës i ishin pjekur plotësisht organet seksuale. Ajo vuante nga ‘puberteti i parakohshëm’ dhe kishte nisur të zhvillohej në moshë shumë të vogël.
medina
Në dosjen e saj të shëndetit thuhej se i kishin ardhur menstruacionet që në moshën 3-vjeçare. Djali i saj Gerardo u rrit me mendimin se Medina ishte motra e tij, por në moshën 10 vjeçare mësoi të vërtetën.
medina
Babai i Medinës u arrestua nën akuzën ‘abuzim seksual me fëmijë’ dhe ‘incest’, por u lirua shumë shpejt, nga mungesa e provave. Deri sot, rrethanat që ndikuan në shtatzënine e Medinës janë ende të panjohura.
medina
Mjekët që e kanë studiuar rastin kanë thënë se Medina ishte një fëmijë normal, madje preferonte më shumë të luante me kukulla sesa me djalin e saj. Djali i saj u rrit i shëndetshëm, por vdiq në moshën 40-vjeçare.
medina
Medina u martua vite më vonë dhe lindi një tjetër djale. Ajo dhe bashkëshorti i saj jetojnë sot në Peru.
medina
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm