Momenti kur presidenti amerikan Barack Obama ka drejtuar mesazhin e solidaritetit për popullin francez, pas sulmit terrorist ndaj revistës Charlie Hebdo, është zgjedhur nga faqja zyrtare e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, si fotoja e ditës.
 
“Në emër të popullit Amerikan, unë shpreh keqardhjen dhe solidaritetin tonë ndaj popullit francez, pas sulmit terrorist në Paris. Si dy aleatë përgjatë shekujve, ne qëndrojmë të bashkuar me vëllezërit tanë Francezë, për tu siguruar që drejtësia të vihet në vend dhe që mënyra jonë e jetesës është e mbrojtur. Ne ecim përpara së bashku, duke e ditur se terrorri kurrë nuk mund të barazohet me lirinë dhe idealet tona – ideale që ndriçojnë botën. Vive la France!”, është mesazhi i Presidentit Barack Obama në Librin e Ngushëllimeve të Ambasadës Franceze në Washington.


obama charlie hebdo