Përqafo një terorrist! Është kjo thirrja e cila vjen në mënyrë ironike nga dy vajza të vogla palestineze, të cilat janë shfaqur në rrugë me këtë pankartë për të parë se si do të reagonin kalimtarët. Dhe në fakt vogëlushet janë përqafuar nga personat që kalonin pranë tyre.

Ky mesazh vjen për të treguar se pavarësisht nëse palestinezët janë terroristë apo jo, Izraeli do të vazhdojë t’i trajtojë ata si të tillë.

vajza palestine rripi i gazes

Deri më tani në luftimet mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës kanë shënuar mbi 1 mijë palestinezë të vrarë, shumica e të cilëve civile, dhe 43 ushtarë e 3 civile ndër radhët e izraelitëve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)