TIRANE - Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri, bëri bashkë të gjithë personalitetet shqiptare, nga të gjitha fushat, si për të dhënë mesazhin se krahas bashkëjetesës fetare, vendi ynë gëzon edhe bashkëjetesën në të gjitha fushat.
Në takimin me Presidentin Bujar Nishani si dhe fjalës së mbajtur nga Ati i Shenjtë dhe Kreu i Shtetit në ambientet e Presidencës, personalitete të politikës, fesë, arsimit si dhe kabineti qeveritar, ishin ulur pranë njëri-tjetrit. Megjithatë ajo që binte në sy në mesin e të gjithëve, ishte mungesa e kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Shefi i organit të akuzës, nuk ishte prezent në fjalimin e Papa Françeskut dhe Bujar Nishanit, ndërsa nuk dihen ende arsyet e mungesës së tij.

(Në foto: Personalitetet shqiptare në ambientet e Presidencës)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com