Në një foto të shkrepur në gusht të vitit 2000, duket Karolos Papulias, Pandeli Majko dhe Makbule Çeço, teksa kërcejnë në valle me njëri-tjetrin. Kjo foto e rrallë e tyre është bërë në Sopik, të Gjirokastrës, në kohën kur Papulias ishte Ministër i Jashtëm i Greqisë.

Në atë vit Pandeli Majko ishte Kryeministër i vendit ndërsa Makbule Çeço zëvendëskryeministre.
majko
Fotoja është shkrepur në vitin kur Pasok-u qeveriste Greqinë dhe Partia Socialiste Shqipërinë. Kjo fotoja është publikuar nga historiani Arben Llalla në faqen e tij në “Facebook”.

Redaksia Online
(o.b/ shqiptarja.com)