TIRANË - Pas protestës së mbrëmjes së djeshme nga ana e tregtarëve të tregut tek ish-uzina Dinamo, sot situata aty është e qetë. Tregtarët vazhdojnë punën e tyre normalisht kështu siç duket edhe në foton e bërë gjatë paradites së sotme.
Rreth orës 01.00 të mëngjesit të sotëm u qetësua situata në tregun e ish-uzinës Dinamo, pas përleshjeve mes tregtarëve dhe policisë bashkiake. Këta të fundit pretendonin që kishin një urdhër për lëvizjen e tyre nga ky treg, por kanë hasur në kundërshtimet e forta të shitësve. Situata shkoi me përplasje fizike dhe pas ndërhyrjes së Policisë së Tiranës, u qetësua.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/ Sherri mbremjen e djeshme